18-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident, po kthehej nga puna (FOTO)
Aktualitet E Shtunë, 29 Gusht 2020 10:29
Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali. Mediat italiane shkruajnë se Rusjon Kercuku, (djali që shihni në foto) humbi jetën në një aksident me motor mbrëmjen e së premtes në Pesaro të Italisë.
Ai punonte si kamarier në një hotel në Cattolica dhe në kohën e aksidentit, po kthehej nga puna.
Sipas policisë, i riu ka humbur kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë. Plagët në kokë dhe gjoks i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.