18-vjeçari shqiptar kapet me drogë dhe 3800 euro
Aktualitet E Enjte, 9 Shtator 2021 19:53
Policia greke ka arrestuar një 18-vjeçar shqiptar, i cili u kap me një sasi kanabis dhe 3800 euro.
Mediat raportojnë se i riu shqiptar u kap në Kilkis, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet 218 gram kanabis.
Po ashtu gjatë kontrollit në makinën e tij, policia i gjeti 3800 euro, të cilat dyshohet se i kishte përfituar nga shitja e drogës.
KOHA JONË SONDAZH

