“18 vjeçarin Albi Luka e vranë brenda qelive të Shënkollit”
Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncon se 18-vjeçari Albi Luka i burgosur në burgun e Shën Kollit nuk u vetëvra, por u vra brenda burgut. Në një status në Facebook, Berisha shkruan se ka informacione që tregojnë se i riu nuk është vetëvrarë, dhe i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë këtë ngjarje të rëndë.
Denoncomi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Te dashur miq, vrasja tjeter e radhes shtetetore duke se eshte 17 vjecari Albi Luka, per te cilin njoftimi zyrtar mashtroi duke paraqitur si vetevrasje nga pirja e gazit. Nje seri burimesh brenda dhe jashte burgut besojne se i riu Luka nuk eshte vetevrare por eshte vrare brenda ne burg.
Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se Albi Lukes, i bej thirrje prokurorise se shtetit te nise urgjent hetimin per kete krim te shemtuar dhe te vendeosi para ligjit autoret e tij! sb

KOHA JONË SONDAZH

