18 vjeçarja abuzohej nga daja dhe e mbante si dashnore

Dhuna dhe abuzimet ndaj femrës në Shqipëri, është një plagë e thellë dhe e vjetër e shoqërisë. Një vajzë që u denoncua e humbur nga prindërit e saj, gjashtë muaj më pas ajo u kthye në shtëpi dhe tregoi se kishte jetuar me dajën e saj me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie.

Për këto të dhëna, së bashku me referimin e një sërë mesazhesh telefonike, ku daja i kërkonte mbesës të kthehej të jetonte me të, prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të Edmond Kolës dhe dënimin e tij me katër vite burgim.

18-vjeçarja tregon në rrëfimin e saj se ishte kthyer në shtëpi menjëherë pasi e kishte kuptuar që kjo gjë ishte e ndaluar dhe se “pas kësaj prindërit u distancuan me dajën, ndërsa kishin ndërprerë menjëherë komunikimin me të afërmit dhe familjarët e mamasë”.

Adoleshentja thotë se kishte tentuar të vazhdonte jetën duke u regjistruar në një kurs parukerie por daja i shkruante dhe dilte në rrugë duke i thënë hajde të ikim në Gjermani. Ai justifikohet me pretendimin se ka kryer marrëdhënie nën efektin e alkoolit.

Burimi /Top Channel/

SHKARKO APP