18-vjeçarja nuk vdiq nga epilepsia, babai akuzon se…

Pas ngjarjes tragjike në Vlorë, ku maturantja Gerta Kasa humbi jetën gjatë orës së mësimit në shkollën “Jani Minga”, familja e saj e kundërshton arsyen se vdekja ka ardhur nga epilepsia.

Mjekët dyshojnë se 18-vjeçarja mund të ketë pësuar atak kardiak, gjë e cila ka rezultuar fatale për jetën e saj. Por kjo mbetet ende në kuadër të dyshimeve, pasi do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore, ajo që do të nxjerrë shkakun e vërtetë të vdekjes së gjimnazistes.

Familjarët e saj kanë kundërshtuar kryerjen e autopsisë, duke fajësuar mjekët për humbjen e jetës së Gertës. I irrituar për humbjen e vajzës dhe vonesën e ambulancës, babai i saj ka kërkuar shpjegime nga mjekët për shkakun e vdekjes. Vetë mjekët kanë refuzuar të japin një përcaktim të prerë, duke i bërë të ditur se do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do t’i japë përgjigje pyetjes së tij. I ati shprehet se kishte folur me vajzën në mëngjes dhe se nuk i kishte shfaqur asnjë shqetësim.

Swiss Digital Desktop Reklama

18-vjeçarja e ndjerë përshkuante çdo ditë një distancë të largët në këmbë për të shkuar në shkollë. Gerta mësohet se ishte rritur nga gjyshja pasi mamaja i kishte vdekur kur ajo erdhi në jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?