18-vjeçarja paraqitet në spital e plagosur me armë zjarri
Një 18-vjeçare në Fier është paraqitur në spital rreth 2 orë më parë, me plagë të shkaktuara nga një armë zjarri. Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se adoleshentja momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe dyshohet të jetë vetëplagosur me armë zjarri. Ndërkohë Policia ka sekuestruar armën e zjarrit që është gjetur dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, shtetasja A. G., rreth 18 vjeçe, banuese në Fier, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, e dëmtuar me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën (paraprakisht dyshohet se është vetëplagosur me pistoletë).
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.