19 ditë i shtruar në spital, Janullatos mbetet në gjendje kritike për jetën
Shëndeti i Kryepeshkopit Anastas Janullatos vijon të mbetet i rënduar, ndërsa përpjekjet e ekipit mjekësor për ta nxjerrë nga gjendja e pavetëdijes nuk kanë pasur ende rezultat.
Kryepeshkopi, i cili tashmë ka mbushur 95 vjeç, po merr trajtim të specializuar në Repartin e Kujdesit Intensiv të spitalit “Evangelismos” në Athinë, ku është i intubuar. Ai ndodhet në këtë situatë prej 19 ditësh, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që ka përkeqësuar gjendjen e tij shëndetësore.
Fillimisht, më 30 dhjetor, ai u shtrua në një spital në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore, por gjendja e tij e komplikuar kërkoi transportimin e tij në Athinë për trajtim më të avancuar mjekësor. Që prej asaj kohe, ai ndodhet nën mbikëqyrje të rreptë të mjekëve, të cilët po përpiqen të stabilizojnë gjendjen e tij.
KOHA JONË SONDAZH

