19 kandidatë për oficerë Garde, në Akademinë e Xhandarmarisë dhe Rojes Bregdetare në Turqi

Garda e Republikës ka shpallur kuotat për të interesuarit që duan të ndjekin studimet dhe programet për specializim në Akademinë e Xhandërmarisë dhe Rojes Bregdetare në Turqi, kjo për pozicionet oficerë, dhe nënoficerë.

Janë 3 programe studimi, programi katër vjeçar bachelor për oficer, program një vjecar specializim për oficer plus dhe nje programi i tretë specializim një vit për nënoficer. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret arsimore dhe fizike që janë publikuar në faqen e Ministrisë së Brendshme:

Numri i kuotave është i limituar: 7 kuota për programin e parë, 5 kuota për programin e dytë, si dhe 7 kuota për programin e tretë. Faza e aplikimeve për të tre programet e studimit përfundon ditën e premte, në datë 6 nëntor 2020. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë Gardës së Republikë së Shqipërisë ose me postë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?