19 vite nga Tragjedia e Otrantos, viktimat ende pa dëmshpërblim

Si sot 19 vjet më parë, 84 shqiptarë humbën jetën pasi u mbytën në të ashtëquajturin “Kanali i Otrantos”

Teksa ende sot e kësaj dite, familjarët kërkojnë nga autoritet dëmshpërblim dhe autorët para drejtësisë.

Sipas tyre, shteti i ka harruar totalisht dhë në këtë përvjetor dhe homazhet në nder të viktimave familjarët kanë vetëm një kërkesë: dëmshpërblim për dhimbjen e humbjes së të afërmve!

Mbytja e tyre në kanalin e Otrantos është një ndër ngjarjet më të dhimshme të historisë së popullit shqiptar. Kateri i Radës u nis nga porti i Vlorës rreth orës 03:00 të pasdites së datës 28 Mars. Kur arriti pranë brigjeve të Brindizit, pikërisht në atë që quhet Kanali i Otrantos, Kateri i Radës u godit në anën e djathtë nga anija ushtarake, “Sibillia”.

Goditja ishte fatale dhe anija shqiptare mori një të çarë të madhe. Uji nisi të vërshonte në bord dhe për 7 minuta, sipas rrëfimeve të mbijetuarve, anija u fundos.

SHKARKO APP