19 vite pa Dëshmorin e Kombit, Indrit Carën (FOTO)
Në përkujtim të 19-vjetorit të ndarjes nga jeta të Dëshmorit të Kombit, Indrit Cara, bashkia Kavajë, miq dhe përfaqësues të Komunës së Suarekës së Kosovës, vendosëm kurora me lule të nder të ushtar Kavajës, në bustin në qendër të qytetit. “Detyra jonë është t’u transmetojmë brezave, veprën e lartë heroike të Indrit Carës dhe me këtë aktivitet përkujtimor ne po bëjmë pikërisht këtë gjë”,-tha kryetari Isa Sakja. Më pas, u bë një vizitë edhe në shtëpinë e Carës, tek prindërit e heroit, aty ku u rrit tribuni i lirisë.
KOHA JONË SONDAZH

