19-vjeçari Bihuci u v*a në qendër të Fierit pa pasur faj, Apeli merr vendimin për dy të rinjtë

Apeli ka lënë në burg dy autorët e vrasjes së Grei Bihucit në qendër të Fierit, Florjan dhe Klajdi Muka. Mbrojtja e dy të rinjve ankimoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” në “Vendosjen e të miturit në mbikëqyrje”. Gjykata e Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit.

Ngjarja e rëndë ndodhi një muaj më parë në qendër të qytetit të Fierit, teksa pas një konflikti për motive të dobëta, Florian Muka goditi me thikë 19-vjeçarin Grei Bihuci dhe shokun e tij 20-vjeçar Olti Serjanaj. Si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë 19-vjeçari Grei Bihuci.

Sipas dosjes hetimore viktima nuk është përfshirë në konfliktet e mëparshme por është ndodhur i pranishëm në ditën e ngjarjes, ku mbeti edhe viktimë.

SHKARKO APP