19-vjeçari u la në burg për abuzim me të miturën, avokatja: E mori në shtëpi për qëllime serioze
Në seancën e sotme gjykata e Lushnjes la në burg 19-vjeçarin Fisnik Halili, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 11-vjeçe.
Ajo që është më e frikshme në këtë ngjarje, përpos vetë aktit është qëndrimi që mbajti avokatja. Eva Gjeta tha se 19-vjeçari e ka marrë në shtëpinë e tij vajzën për qëllime serioze. Ligji nuk i njeh këto marrëdhënie.
”Sapo dola nga ambientet e gjykatës ku u vlerësua seanca gjyqësore. Nga ana e organit të akuzës nuk u paraqit asnjë provë që të provohet fakti që i mbrojturi prej meje të ketë konsumuar një nga veprat për të cilat akuzohet.
Gjykata vendosi masën ”arrest me burg”. Për ne ky është një vendim i pambështetur në prova. Djali nuk pranon të ketë kryer marrëdhënie seksuale.
Ai pranon se e ka njohur prej një jave. e ka marrë në shtëpi për qëllime serioze. Me sa tha prokuroria i është bërë ekspertiza vajzës, por nuk ka dalë përgjigjia, jemi të detyruar të presim”.
KOHA JONË SONDAZH

