19-vjeçarja afgane që po strehohet në Shëngjin: Dua të shkoj në Universitet

111 shtetas afganë janë strehuar në një resort turistik në Shëngjin. Njëra prej tyre është dhe 19-vjeçarja, e cila ka shprehur dëshirën për të nisur këtë Shkollën e Lartë.

“Unë jam 19 vjeçe, duhet të shkoj në universitet. Për të ardh në Shqipëri na u deshën dy ditë, si fillim ndaluam në Dubai, më pas direkte në Tiranë. Nuk na është thënë asgjë se sa kohë do të qëndrojmë këtu. Mbrapa kam lënë familjarë dhe miq të cilëve u rrezikohet jeta. Ndjehemi shumë mirë në Shqipëri, këtu më pëlqen çdo gjë”.

Zona është e rrethuar dhe e mbikëqyrur nga Policia e Shtetit, ndërsa është e ndaluar hyrja e personave të paautorizuar. Po ashtu afganëve po u bëhen edhe testet e Covid-19.

SHKARKO APP