19-vjeçarja në Tiranë: Klienti tentoi të më përdh*nonte. Gjykata të mos e lirojë nga burgu

Një 19-vjeçare u sulmua nga një person pak ditë më parë në qendër të Tiranës. Ai tentoi që ta fuste atë në një magazinë pranë biznesit ku punonte për të kryer marrëdhënie seksuale. Autori është identifikuar si Marash Gjoklaj, 27-vjeç, i cili është vënë në pranga. E reja ka rrëfyer në “Me Zemër të Hapur”, çfarë ka ndodhur.

Rrëfimi i plotë

Ditën e shtunë, me datë 25 nëntor, atë ditë isha në punë si zakonisht, ishte shumë ftohtë dhe derën e dyqanit e mbaja të mbyllur. Rreth orës 18:00 hyn një djalë, i cili kërkoi t’i shërbeja dhe sjellja e tij për një produkt në lidhje me të dashurën e tij të cilën e përshkruante për format trupore me fjalë jo etike.

Rreth orës 20:10 pasi pa që pranë dyqanit tim largohet roja e biznesit ngjitur, djali hyn përsëri në dyqan dhe në ato moment unë isha pranë tavolinës së punës, u afrua pranë meje duke mu drejtuar me një fjalor banal, duke kërkuar të kryente marrëdhënie seksuale me mua. Duke hasur në kundërshtimin tim ai më sulmoi duke më kapur nga flokët dhe duke më vënë dorën te goja. Tentoi te me fuste me force në magazinën e dyqanit, në këto momente ndodhi përleshja fizike duke tentuar të merrte edhe telefonin qe unë të mos kisha mundësi të kërkoja ndihmë.

Nga përshkrimi im del që personi në fjalë dy ditë më parë kishte sulmuar një tjetër shitëse në rrugën e Durrësit në moshën 20-vjeçare dhe e kishte kanosur me thikë.  Mësova se ky person ishte dënuar për mardhënie seksuale me të mitura dhe gjykata e kishte liruar me kusht. Unë shpresoj që këtë herë gjykata edhe institucionet mos e bëjnë të njëjtën gjë.

SHKARKO APP