19 vjeçarja shqiptare që humbi jetën në Itali nga një aksident fatal

Nuk ndalojnë edhe në Itali aksidentet me shqiptarë.

Eralda Spahillari, 19-vjeç humbi jetën tragjikisht mesnatën e së shtunës, nga një aksident tragjik në Itali.

Shqiptarja studionte për estetikë. Këtë profesion mendonte ta bënte në Shqipëri, ku donte të kthehej dhe të hapte biznesin e saj. Eralda banuese në ‘Ponte di Piave’, së bashku me Barbara Brotto, 17-vjeçe, e cila mbeti po ashtu e vdekur, po shkonin në një klub në zonën e Trevisos, por makina e tyre nuk mbërriti kurrë atje, pasi dy vajzat humbën jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me sa duket shpejtesia jashtë normave ka shkaktuar aksidentin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në krah të saj, duke drejtuar makinën që u përplas me një pemë, ishte edhe i dashuri i saj, gjithashtu 19 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në spital.

Sipas miqve, çifti së fundmi ishte fejuar zyrtarisht, sipas traditës shqiptare.

“Ata po përgatisnin një festë të madhe për këtë verë, një lloj paramartese’- shpjegon shoku i klasës, ‘Ata kishin shkuar me pushime në Paris dhe ai i kishte bërë propozimin zyrtar duke i dhënë një unazë fejese. Kur lexova lajmin e aksidentit sot në mëngjes, mbeta në harresë për fjalët, nuk doja ta besoja”- përfundoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?