”2-3 komisione, ngjarje sekondare”, deputeti Tritan Shehu: Prioritet për opozitën është Berisha

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Tritan Shehu thotë se prioritet për opozitën është burgosja politike e Sali Berishës, siç e quajti ai masën e arrestit të shtëpisë për çështjen “Partizani”. Për më tepër tha se aksioni opozitar duhet të ketë si kryefjalë lirimin e Sali Berishës.

“I kam ndjekur zhvillimet e fundit, por për mua janë ngjarje dytësore në skenën politike shqiptare. Dy komisione hetimore nuk është se paraqesin ndonjë gjë të madhe, por nuk janë negative. Këto i jep kushtetuta dhe janë të drejtat që i janë mohuar opozitës.

Ky është problemi që nisi protesta e opozitës, duhet luftuar që deputetët të marrin të drejtat e tyre kushtetuese, por edhe dhënia e tyre nuk e kthen demokracinë në binarë, e cila është deformuar thellë. Unë nuk jam as i kënaqur dhe as i hidhëruar.

Problemet e deformimit të demokracisë në Shqipëri janë deformuar së tepërmi. Është burgosur, izoluar, në mënyrë politike lideri i Partisë Demokratike. Ky element është prevalent duke i lënë në plan të dytë të gjitha të tjerat”, tha Shehu.

SHKARKO APP