2.6 milionë të infektuar dhe mbi 137 mijë vdekje në botë

Shifrat veç se rriten në të gjithë botën. Numri i personave të infektuar nga koronavirusi është më shumë se 2 milionë e 650 mijë kurse numri i viktimave është rritur në mbi 137 mijë teksa numri i të shëruarve është më shumë se 3 milionë e 260 mijë. Në Shtetet e Bashkuara vdekjet nga Covid-19 tejkaluan shifrën 30 mijë (30.985) kurse rastet e infeksionit janë në pragun e 640 mijë (639 664). “Amerika e ka kaluar pikun e saj të pandemisë dhe po bëhemi gati të rihapim ekonominë, brenda këtij muaji”. Kjo ishte deklarata e fundit e presidentit Trump drejtuar shtetasve të tij. “Do i rikthehemi jetës tonë. Do rimarrim frerët e vendit tonë”.

SHKARKO APP