2.88 miliard dollarë qarkullojnë “cash”

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, paraja jashtë korporatave depozituese llogaritet të ketë arritur në 2 miliard e 883 milionë dollarë, duke pësuar një rritje në nivelin e 185 milionë dollarëve krahasuar me një vit më parë. Treguesit flasin për një rritje të përvitshme vjetore me mesatarisht 7% në vit në qarkullimit të parasë “cash” në ekonominë tonë, që prej vitit 2013- ë e deri më sot.

Një dekadë më parë ky agergat monetar ishte dy herë më pak sesa sot, afro 1.5 miliard dollarë, ndërsa prej vitit 2018 “cash-i” në ekonominë tonë për herë të parë ka kaluar nivelin e depozitave me afat në monedhën kombëtare dhe llogaritë rrjedhëse.

Ekzekutivi ka marrë një sërë masash për të ulur qarkullimin e parasë jashtë bankave në ekonomi, ku së fundi çdo biznes i vogël do të detyrohet që të ketë të hapur një llogari bankare, ndërsa në janar të vitit të ardhshëm do të kufizohet edhe limiti i arkës që duhet të mbajnë ndërmarrjet deri në 10% të xhiros, ndërsa pjesa tjetër duhet të depozitohet në bankë. Shqetësimin për vlerën e lartë të parasë “cash” në ekonomi e ka ngritur herë pas here edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?