2 javë pas tërmetit, rinis mësimi në Durrës dhe Tiranë. 40 shkolla nuk hapen

Pas tragjedisë së 26 nëntorit, këtë të hënë nxënësit dhe studentët do ti rikthehen jetës mësimore. Mësimi në Durrës, Tiranë si dhe në disa vende të tjera të cilat ishin shtyrë për një afat disi më të largët duke qenë se tërmeti kishte bërë më shumë dëme. Nga ana tjetër, kjo e hënë nuk do të presë nxënësit e shkollës në Bubq dhe në Pezë, pasi janë shembur.

Dy ditë më parë zv/ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu sqaroi planin e zhvendosjes për këtë nxënës, të cilët nuk do të humbasin asnjë orë mësimi. Haxhiu tha se janë marrë të gjitha masat që nxënësit të transportohen në shkolla të tjera, duke filluar nga pikat e grumbullimit deri tek shpenzimet, të cilat do të mbulohen nga buxheti i ministrisë.

Nga selia e LSI-së, ditën e shtunë, ish-deputetja Nora Malaj, foli për procesin mësimor. Teksa tha se në rang vendi, në 40 shkolla nuk do të rinis mësimi më datë 9 dhjetor, bëri të ditur edhe 12 pyetjet e LSI-së për Ministren e Arsimit, Besa Shahini.

Ish-deputetja shtoi se për herë të parë po përballemi me indiferencën dhe paaftësinë e Ministrisë. Malaj tha se mosmarrja e masave ka vënë në pikëpyetje garancinë e shtetit për sigurinë e fëmijëve në zonën e Buqbit, si një nga zonat më të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

”Nëse 21 shtatori kaloi pa asnjë raportim publik, monitorues dhe të hollësishëm për institucionet arsimore të prekura nga tërmeti dhe rrezikun që buronte prej tyre, tërmeti i datës 26 nëntor, tregoi dhe nxorri zbuluar se çfarë po bëhet me abuzimin në ndërtimin e shkollave e kopshteve”.

SHKARKO APP