2 këmbësorë humbën jetën, prokuroria kërkon burg për shoferët

Prokuroria pritet të japë masën e ”arrestit me burg” për 2 drejtuesit e automjeteve të aksidentit tragjik që u mori jetën 2 personave në Tiranë, 3 ditë më parë.  Erion Balla 36-vjeç dhe Hidajete Salliu 72-vjeçe, po ecnin në trotuar kur u përplasën për vdekje në zonën e Porcelanit, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve. Prokurori Ervin Karanxha, do kërkojë ”arrest me burg” për shoferin Eltjon Lazri, ndërsa për shoferin tjetër, Edmond Murati do kërkojë ”arrest me burg” me afat 30 ditë, derisa të vijë akti i ekspertimit autoteknik. Prokuroria thotë se nga kqyrja e pamjeve filmike, por edhe nga ekspertiza rezulton që Lazri ishte me mbishpejtësi të lartë. Një prej automjeteve futet me shpejtësi në një parakalim të gabuar, duke u përplasur me një automjet tjetër dhe për fat të keq humbën jetën 2 këmbësorët.

SHKARKO APP