Më 2 Mars në Bulevard/ Ristani për ”KJ”: Tre çështje për të protestuar fuqishëm dhe pa asnjë hezitim
Nga: Redjon Shtylla
Ish-Sekretari i Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani në një prononcim për “Koha Jonë” deklaron se forcat e koalicionit opozitar duhet të veprojnë fuqishëm kundër kryeministrit Rama.
I pyetur për takimin e thirrur nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Ristani thotë për ”Koha Jonë” se problemet e ngritura nga kreu i shtetit janë 3 çështje për të protestuar fuqishëm dhe pa asnjë ndalim deri në kthimin e normalitetit në këtë vend.
Çështjet që Presidenti i Republikës ka ngritur si shkak për tubimin popullor janë:
1-Grushti i Shtetit në veprim
2-Shpopullimi i Shqipërisë
3-Kthimi i Shqipërisë në bazë operacionale e krimit të organizuar vendor dhe ndërkombëtar– deklaron ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së.
Ndaj me 2 mars theksoi Ristani të gjithë në Bulevard përballë Presidencës.
Prononcimi i plotë
Opozita duhet të veprojë fuqishëm, me gjithë kapacitetet e saj në të gjitha drejtimet e mundësive opozitare. Në drejtimin institucional duke kontribuar për reformat. Në drejtimin elektoral duke u përgatitur me program, njerëz të aftë dhe të besueshëm, bashkim dhe organizim të strukturave, për të fituar zgjedhjet kurdo që ato të jenë. Në drejtimin denoncues të të gjithë paudhësive të pushtetit kriminal dhe në drejtim të motivimit dhe drejtimit të gjithë potencialit protestues të shqiptarëve të shtypur nga regjimi oligarkik. Çështjet që Presidenti i Republikës ka ngritur si shkak për tubimin popullor janë: 1-Grushti i Shtetit në veprim, 2-Shpopullimi i Shqipërisë dhe 3-Kthimi i Shqipërisë në bazë operacionale e krimit të organizuar vendor dhe ndërkombëtar, janë çështje për të protestuar fuqishëm dhe pa ndalim deri në kthimin e normalitetit në këtë vend.