“2 marsi”, Tritan Shehu: Shkelja e detyrimit Kushtetues për “Shëndet”, tjetër motiv për te protestuar

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka dalë në mbështetje të Presidentit, Ilir Meta duke konfirmuar pjesëmarrjen në tubimin e 2 marsit.

Në një status në Facebook, Shehu jep një tjetër arsye për të protestuar, siç është edhe shëndetësia.

Sipas Shehut, Grushti i Shtetit Rilindas i instaluar po nëpërkëmb edhe mbrojtjen e shëndetit.

Tritan Shehu: Shkelja e detyrimit Kushtetues për “Shëndet”, tjetër motiv për te protestuar.

Grushti i Shtetit Rilindas i instaluar po nëpërkëmb edhe mbrojtjen e shëndetit, duke mos realizuar kështu një detyrim te madh Kushtetues ndaj qytetareve, një parim ky i demokracisë e ne themel të të drejtave të njeriut.

Qartësisht kjo gjë u evidentua edhe në mungesën e masave adekuate ndaj epidemisë së mundshme të Koronavirusit, kohën e gjatë që u humb për të dhënë alarmin, amullinë që vazhdon të ekzistoje, mungesës së plotë të transparencës përballe qytetareve, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e jetën e qytetareve.

Kjo është një arsye më shumë për të protestuar me 2 Mars, për të ndaluar shkeljet e të drejtave themeltare e Kushtetuese në Shqipëri, në përpjekje për të rivendosur vlerat, liritë, zhvillimin e përshpejtuar ecjen në rrugën tonë evropiane, e cila tashme është vënë seriozisht në rrezik.

Të gjithë sëbashku me 2 Mars!

SHKARKO APP