2 mijë pasgoditje tërmeti, sizmologët: Lajm i mirë, sepse po çlirohet energjia

Sizmologët këshillojnë qytetartët të mos shqetësohen nga lëkundjet e tokës që po ndodhin për gati një muaj, pasi janë normale. Edhe pse tërmeti i regjistruar një ditë në parën, në orën 17:03, ishte me magnitutë 4.3 sipas shkallës righter dhe u ndje shumë, për sizmiologët nuk është shqetësuese.

Sipas tyre numërohen 2000 pas goditje që nga tërmeti i 26 nëntorit dhe vetëm tre kanë qenë me magnitutë 5, ndërsa të tjerët kanë qenë më të vegjël.

Sizmiologët thonë se pas goditjet e tërmetit bëjnë mirë për çlirimin e energjisë së pllakave tektonike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, së bashku me një ekip sizmiologësh gjermanë ka nisur një studim i të gjithë zonës nga Karpeni i Kavajës deri në afërsi të Lezhës në lidhje me atë çka po ndodh. Por nga ana tjetër, tërmeti i 26 nëntorit dhe pasgoditjet që po ndodhin duhet të sherbëjnë si alarm për të investuar në pajisje dhe për të mordenizuar rritjen e monitorimit të lëkundjeve të tokës në mënyrë që në të ardhmen të ndërtohet mbi baza të forta dhe të dhëna të sakta sizmike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?