2 mijë shqiptarë aplikuan për azil në BE në 6 muajt e parë të 2021

Gati 2 mijë shqiptarë aplikuan për azil në vendet e Bashkimit Europian në 6 muajt e parë të vitit. Lehtësimi i masave kufizuese në pikat kufitare, duket se kanë ndikuar në “rigjallërimin” e fenomenin negativ, i cili ka marrë përmasa shqetësuese në dekadën e fundit.

Vetëm në muajin qershor, në BE u paraqitën 460 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë, nivel ky më i larti i shënuar që prej shkurtit të vitit 2020. Gjatë muajve paraardhës luhatjet në numrin e azilantëve shqiptarë në Europë kanë qenë të dukshme, rritja e shifrave gjatë qershorit duket shqetësuese.

Me pandeminë shifrat u ulën në mënyrë drastike, deri në 66 kërkesa për herë të parë gjatë majit të vitit të shkuar. Shifrat tregojnë gjithashtu se Shqipëria është vendi i tretë në Europë pas Gjeorgjisë dhe Turqisë sa i përket numrit të azilantëve gjatë qershorit në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?