2 milion shqiptarë në karantinë?

Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të enjte për masat e marra për ndalimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri. Rama njoftoi se do të bllokohen hyrjet dhe daljet si edhe qarkullimi me makina private nga qytetet kryesore të vendit duke filluar nga ora 06:00 e ditës së nesërme deri në mesnatën e së dielës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu është shprehur se në kuadër të masave të reja Policia e Shtetit do të garantojë që të gjithë të respektojnë ndalimin e qarkullimit me automjete. “Janë kontrolliar të gjithë shtetasit shqiptarë apo të huaj të cilët 15 ditët e fundit që kanë hyrë në Shqipëri nga zonat e të cilat janë të evidentuara si zona të prekura nga kornavirus. Që prej ditës së djeshme, Polica së bashku me policinë ushtarake janë duke kryer kontrolle në 66 pika kryesisht në qytetin e Tiranës, Durrësit, Lezhës, Shkodrës, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës”.

Sipas tij është konstatuar veç 100 personave të ditës së djeshme, kanë ardhur nga zonat e infektuara edhe 100 persona të tjerë, dhe nuk e kanë respektuar urdhrin e nxjerrë për detyrimin për vetë-karantinim duke u bërë një rrezik serioz për përhapjen e koronavirusit. Gjithsesi, ai shtoi se përsëritje të rasteve nuk ka pasur.

Sa i përket ndalimit të qarkullimit, duke filluar nga nesër, policia e shtetit do nisë të marrë masa në qytete si Tirana, Durrësi, Shkodra, Lezha, Elbasani, Lushnja, Fieri dhe Vlora. Në këto qytete nuk do lejohet qarkullimi i asnjë automjeti veç ambulancave, mjeteve që transportojnë mallra për konsum, transport medikamentesh dhe mjetet e mediave të akredituara. Edhe për qytetarët që mund të kenë për të shkuar në aeroportin e Rinasit ka rregulla të caktuara. Për të mos u ndaluar në rrugë, qytetarët duhet të konfirmojnë orarin në drejtim të Rinasit, linjën dhe kohen e lëvizjes. Nëse nuk behen keto konfirmime në numrin 112 dhe 129 nuk do të lejohet qarkullimi.

SHKARKO APP