2 muaj për transportin e drogës nga Ekuadori
Në lidhje me trafikimin e 137 kg kokainë, Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjeron grupin e personave që janë të përfshirë, apo që kanë favorizuar për kalimin e lëndës narkotike në portin e Durrësit. Nën hetim janë vënë një numër i lartë zyrtarësh të Portit të Durrësit, Doganës dhe Policisë Kufitare. Për arsye hetimi emrat e tyre nuk bëhen të ditur. Prokurorët thanë se kanë dyshime të arsyeshme se këta individë kanë krijuan favorizime për hyrjen e personave të paautorizuar në port. Kontenjerët u nisën prej Ekuadorit më 24 korrik dhe mbërritën në Portin e Durrësit më 17 shtator. Katër ditë më pas kontejnerët do të bënin daljen deri në sekuestrimin e tyre nga policia shqiptare, pasi që ditën e mbërritjes prokurorët thanë se vendosën mjetet përgjuese.