”2 shkelje të kryera nga shteti”, Berisha për vendimin e Strasburgut: Jo pengesë për hetimin e 21 Janarit
Gjykata e Stasburgut, këtë të martë dha vendimin për Aleks Nikën, duke dalë në përfundimin se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes! Këto janë shkelje të dy aspekteve të së drejtës së jetës, thuhet në vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Ish-kryeministri Sali Berisha nga Kryesia e Kuvendit, tha se ai nuk është bërë pengesë për hetimet. “Nuk e kam lexuar, por nuk ka pasur dhe nuk do ketë kurrë pengesë hetimi nga Sali Berisha, si është bërë hetimi dosja është aty, nuk kam asnjë kundërshtim”, tha Berisha.
Duke u ndalur të zhvillimet nga politika në vend, Sali Berisha konfirmoi se do të vijojnë protestat në Kuvend, deri sa të marrin të drejtat që ai thotë se u janë mohuar deputetëve të opozitës.