2 ton kokainë mes bananeve, mes të arrestuarve dhe shqiptarë
Një sasi e madhe më lëndë narkotike e fshehur në një ngarkesë me banane është sekuestruar së fundmi nga autoritetet gjermane. Sasia prej 2 tonësh kokainë u zbulua gjatë kontrolleve në një kontejner në Rothenburgsort, shumë pranë portit të Hamburgut.
Autoritetet dyshuan për një ngarkesë të dyshimtë, kur shoferi i kamionit ku ndodhej droga, devijoi nga rruga për t’iu shmangur skanerit.
Gjatë kontrollit u zbulua sasia e madhe e kokainës, që mendohet se arrinte vlerën e 100 milionë eurove. 12 persona ranë në pranga mes të cilëve dhe shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije.