2 viktima dhe 24 raste të reja në 24 orë, spitalet Covid po boshatisen

Shqipëria është gati të shpall fitoren ndaj pandemisë së Covid-19. Shifrat e ulëta prej disa javëve, jo vetëm që e nxorrën vendin nga harta e kuqe e pandemisë, por edhe e ka kthyer në një vend që çdo ditë e më shumë po vizitoren nga tursitët e huaj. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën me virusin vdekjeprurës në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar vetëm 2 pacientë dhe numri i jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë shkon në 2438.

”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me Covid-19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 65-69 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjares”.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 3051 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 24 qytetarë. ”Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Vlorë, Mirditë, Rrogozhinë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Gramsh, Skrapar”. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 835 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,240 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 73 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e Covid-19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19.

Statistika (19 Maj 2021)

Raste të reja ditore 24
Të shëruar në 24 orë 835
Të shtruar në spitale 73
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3,051
Testime totale 685,616
Raste pozitive 132,095
Raste të shëruara 127,240
Raste aktive 2,417
Humbje jete 2,438

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1821
Korçë 136
Shkodër 108
Vlorë 58
Lezhë 55
Fier 53
Gjirokastër 52
Elbasan 47
Berat 41
Durrës 26
Kukës 16
Dibër 4

SHKARKO APP