2 viktima dhe 33 raste të reja në 24 orë dhe 57 të shtruar

Edhe 24 orëshi i fundit ka rezultuar me një bilanc të ulët. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 2 pacientë dhe jetët e humbura që nga fillimi i pandemisë shkon në 2444 jetë të humbura. Prej më shumë se një muaj, Shqipëria jo vetëm që doli nga zona e kuqe, por edhe ka rënie drastike të rasteve. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me Covid-19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 56-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes”.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 2512 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 33 qytetarë. “Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Berat, Pogradec, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Vau i Dejës”. Në 24 orët e fundit janë shëruar 131 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,732 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në deklaratën për shyp, u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (23 Maj 2021)

Raste të reja ditore 33
Të shëruar në 24 orë 131
Të shtruar në spitale 57
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2,512
Testime totale 698,250
Raste pozitive 132,209
Raste të shëruara 128,732
Raste aktive 1,033
Humbje jete 2,444

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 575
Korçë 114
Shkodër 86
Vlorë 55
Elbasan 42
Berat 41
Lezhë 35
Gjirokastër 35
Fier 23
Kukës 14
Durrës 12
Dibër 1

SHKARKO APP