2 viktima nga atentati në Kurbin. Ja pse ishin të njohur për policinë
Bujar Lika dhe Paulin Gjergji që humbën jetën nga atentati mbrëmjen e së shtunës në Kurbin, kanë qenë bashkë ulur në lokal në momentin kur Kreshnik Tusha dhe një person tjetër ende i paidentifikuar qëlluan 5 herë me armë zjarri automatik.
Pse emrat e viktimave janë të njohur?
Bujar Lika rezulton një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2015 ishte mes të hetuarve për vrasjen e Enton Nikajt në Dajt. Për vrasjen e Nikajt fillimisht nga Shkalla e parë në 2016 u dënuan Emiljano Tasho 16 vjet, Erjon Biraci 2 vjet, Ervis Martinaj 1 vit e 4 muaj, Mirsad Kuçana 1 vit e 4 muaj dhe Bujar Lika 1 vit burg.
Në Apel, Ervis Martinaj, Mirsad Kuçana dhe Bujar Lika që u vra mbrëmë morën pafajësi, ndërsa Tasho u dënua përfundimisht me 14 vite për vrasjen e Enton Nikajt dhe Erjon Biraci 2 vite. Për ngjarjen në fjalë janë shoqëruar dhjetra persona, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë.