2 vite burg për Belerin, reagon Greqia: Të shqetësuar për objektivitetin e procesit

GJKKO e dënon me 2 vjet burg kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri duke e shpallur fajtor për “korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Menjëherë ka reaguar Athina zyrtare. Në një njoftimin publik në faqen zyrtare të ministrisë së Jashtme Greke, thuhet se dënimi i sotëm i Belerit nga gjykata shqiptare shton shqetësimet për objektivitetin e procesit.

Deklarata e plotë 

Dënimi i sotëm nga një gjykatë shqiptare ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Heimarrës Fredi Beleris shton shqetësimet e ngritura për objektivitetin e procesit.

Dhe kjo për shkak të lëkundjes së prezumimit të pafajësisë për shkak të deklaratave dhe veprimeve të jashtme që mbronin dënimin dhe duke qenë se dënimi përfundimtar është dukshëm joproporcional në raport me masën e veprës së pretenduar.

Masa e dënimit, që të mos dalë nga burgu, e pengon kryebashkiakun e zgjedhur që edhe sot të marrë detyrën dhe e mban kandidatin e mundur në krye të bashkisë, pavarësisht vendimit të shprehur të gjykatës muaj më parë që vendosi shkarkimin e tij të menjëhershëm.

Qeveria greke do të monitorojë nga afër çështjen dhe do të presë një gjykim të drejtë dhe objektiv në shkallën e dytë të juridiksionit.

SHKARKO APP