2 vite burg për Llallën, Ambasada Britanike: Mirëpresim vendimin e Gjykatës

Një hetim i nisur në mars të vitit 2018 ka përfunduar pas 3 vitesh, ku ditën e djeshme Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), dënoi me dy vite burg ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Mbi këtë vendim ka reaguar Ambasada e Britanisë në Tiranë. ”Mirëpresim vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tregon se, atje ku ka vullnet, reformat japin rezultat. Kur një sektor i drejtësisë funksionon siç duhet, askush nuk është mbi ligjin”,-thuhet në reagimin e tyre në rrjete sociale.

SHKARKO APP