2 vite burg për Llallën, Yuri Kim: Më vjen mirë që SPAK po jep rezultate
”Më vjen mirë që SPAK po jep rezultate”,-kështu shprehet ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), dënoi sot me dy vite burg ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Nga ana tjetër, Kim thotë përmes një postimi në Twitter se Llalla është person ”non grata” nga SHBA-ja dhe se ky vendim tregon që askush nuk është mbi ligjin.
Përveç dënimit me burg, GJKKO po ashtu e ka dënuar edhe me 5 vite përjashtim nga mbajtja e posteve publike.
Good to see SPAK delivering more and more results. This case, which involves a former high official barred from 🇺🇸 for significant corruption, shows that no one – no matter how powerful – is above the law. When ALL are equal before the law, ALL have dignity. That is true dignity. https://t.co/o2dkuLW61D
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) May 20, 2021