2 vite burg, reagon Fredi Beleri: Dënim politik me porosi të Ramës
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vjet burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, por jo të betuar. Kjo me akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Në një deklaratë për mediat pas vendimit, avokati i tij e cilësoi një dënim politik me porosi të kryeministrit.
”Ju e dëgjuat deklaratën e zotit Beleri dhe keni të gjithë diskutimin e tij. Nëse shikoni një moment sulm të zotit Beleri si e artikuloi kryetari i seancës që bëri gafën e radhës në fillim, ndërpreu diskutimin e zotit Beleri për të transmetuar tensionin që kishte jashtë këtij procesi dhe tensioni i tij nuk na la të dyshonim që do e dënonin me 2 vjet. E padëgjuar të ndërpritet fjala e të pandehurit. Ky është vendim dhe dënim politik siç e porositi kryeministri, ashtu veproi dhe kjo gjykatë”.