2 vite më parë përplasi me makinë një person, 39-vjeçari dënohet me 18 vite burg
Gjykata e Durrësit ka dënuar me 18 vite burg 39-vjeçarin Afrim Kila, i akuzuar për veprën penale “vrasje me dashje”.
2 vite më parë, në ambientet e një lokali, Kila ka goditur me mjete të forta një person dhe më pas e ka përplasur me makinë, ku si pasojë e plagëve të marra, ai ndërroi jetë në spital.
Si rezultat i hetimeve, u konstatua që nuk ishte një aksident, por vrasje e mirëmenduar. Viktimë e kësaj ngjarjeje të 2 viteve më parë ishte D. (P). K.