20 deputetët të

 

Rreth 20 deputetët të Partisë Demokratike kanë shkuar mbrëmjen e sotme në komisariatin numër 1 në Tiranë për të parë gjendjen e protestuesve të arrestuar. Grupi i deputetëve i kryesuar nga sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani ka kërkuar nga polici lirimin e të arrestuarve. Gjatë momente të para ka pasur dhe replika mes deputetëve dhe policisë për qëndrimin e tyre brenda ambienteve të rajonit të policisë.

ë komisariat ishin deputetët Gent Strazimiri, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Aldo Bumçi, Arben Ristani, Florion Mima, Kastriot Islami, Arben Imami, Gert Bogdani.

Në mbyllje të takimit, Ristani tha se nuk kanë pasur takim me protestuesit, por dencoi dhunën e policisë ndaj tyre. “Kam takuar avokatin e një të arrestuari. Jemi takuar me prindërit e tyre, por nuk i kam takuar të arrestuarit. Protestuesit u shoqëruan në 01:00 të natës. Tani është njoftuar prokuroria ka patur dhunë ndaj të shoqëruarve.  Shoqërimi dhe dhuna të papranueshme. Dhuna do ndeshet me reagimin tonë të fortë. 6 persona janë të shoqëruar deri tani nuk po zbatohet ligji dhe proçedurat. Jemi për proçes të rregullt,të drejtë ligjor. Jemi për zbatimin e shtetit ligjor”,- tha Risatni.

Edhe deputeti Flamur Noka denoncoi dhunën e ushtruar ndaj një protestuesi të ndaluar  dhe familjes së tij nga efektivët e komisariatit të Kamzës. “Në komisariatin e Kamzës është dhunuar Andi Kuka qytetar. Në familjen e tij janë dhunuar edhe e ëma edhe i ati i tij. Të ndalet kjo dhunë se ne jemi ktu dhe do të ketë përballje të fortë, ja shpreha shqetësimin tim edhe shefit të këtij komisariati por dhuna është ushtruar, i bëj thirrje ministrit që të ndalë falangat e krimit.

Protestuesit e ndalur janë: Aurel Filaji, Suzana Dimushi, Xhulian Calai, Arben Hajdari dhe Andi Kuka. Për të njëjtat akuza janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë. Policia dhe Prokuroria kanë nisur procedim penal për ish-nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo si dhe përfaqësuesin e ish-të përndjekurve, Besim Ndregjoni

SHKARKO APP