20% e GDP-së së Shqipërisë buron nga krimi

Në Shqipëri rreth 20% e GDP-së prodhohet nga ekonomia kriminale. Ish kryeadministratori i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Hekuran Vladi shtoi se shqiptarët po ushqehen me të ardhurat nga krimi.

Ai u ndal te pastrimi i parave, që mundësohet falë ndërtimeve në vend.

“Ne shohim uljen e kërkesës nga apartamentet, nga ana tjetër rritja e ofertës me çmime që janë në rritje dhe apartamente që shiten. Është një peshë e ekonomisë kriminale që shkon diku tek 18-20 % e GDP, pa të cilën ekonomia shqiptare falimenton. Ne po ushqehemi nga të ardhurat kriminale, realisht. Pasi pesha e ekonomisë kriminale në vend është rreth 20% e GDP, ose një e pesta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse në një periudhë 10-vjeçare janë kthyer sërish në duart e kriminelëve 200 mln euro (shifër orientuese) jo më pak se 50 mln janë në xhepin e prokurorëve, gjykatësve dhe personave të tjerë në policinë e shtetit. Pra këto para janë pasuri në formë ndërtimesh, kesh dhe pasuri të tjera nën zotërimin e gjykatësve apo prokurorëve apo zyrtarëve të tjerë.”, tha Vladi për Ora News.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?