20 kg drogë, mijëra fara kanabisi e armë zjarri, 4 të arrestuar në Shkodër

Katër persona janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës si rezultat i një operacionin të koduar “Perash”.

Të arrestuarit janë Artan Marku, 29 vjeç , banues në Perash, Shkodër, Gëzim Sufaj, 45 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, Drilon Halilhakaj, 21 vjeç, banues në Grudë Fushë, Shkodër si dhe Dodë Frroku., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.

Shërbimet e Policisë kishin marrë informacioneve në rrugë operative se shtetasit Artan Marku, Gëzim Sufaj dhe Drilon Halilhakaj në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe, kishin bërë gati lëndën narkotike për ta shitur.

Policia ka ndërhyrë dhe kanë vënë në pranga këta persona, si dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri tip pistoletë, 2 automjete dhe  3 aparate celular.

Operacioni ka vijuar me goditjen e një tjetër tentative për shitje të fareve të kanabisit, si rezultat i të cilit është kapur dhe vënë në pranga shtetasi Dodë Frroku 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër, të cilit shërbimet e Policisë gjatë kontrollit i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2000 fara të dyshuara kanabis dhe 2 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

SHKARKO APP