20 mijë euro për fëmijën e tretë? Ekspertët për premtimin e Bashës: Tallje, duhen politika më realiste

20 mijë euro familjeve që lindin fëmijën e tretë dhe dy mijë euro prindërve për fëmijën e parë, është premtimi që bën Lulzim Basha 1 vit nga zgjedhjet e përgjithshme të 2025 dhe ka sjell mjaft reagime. Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi tha se duhen parë mjaft shtresa shoqërore që janë në nevojë si pensionistët apo personat me aftësi të kufizuar.

”Janë të vështira për tu siguruar këto të ardhura. Çështja është që po flasim për të ardhura publike që do shkojnë nga taksapaguesit tek këto familje. Ku do gjenden këto para? Ka dhe familje në nevojë, në varfëri absolute. Është një problematikë që duhet parë. Duket pak e vështirë për të siguruar dhe e parealizueshme. Duhen parë dhe personat me aftësi të kufizuar, pensionistët”,-tha Radonshiqi në ”Report Tv”.

Aktivisti Gevio Tabaku thekson se bonusi i bebes nuk e zgjidh problemin, pasi duhen siguruar hallkat e ndryshme jetësore për të pasur një jetesë optimale për këta fëmijë.

”Bonusi i bebes është mekanizëm e nevojshëm. Në 2023 kemi 23.6 mijë lindje. Do na duan 6.2 milion euro. Për 3 bebe, sikur 20 % shkon kostoja 94..4 milion euro. Kosto e madhe dhe e vështirë për tu përballuar. Por mendoj se jo vetëm bonusi i bebes e zgjidh. Ne problemin nuk e kemi vetëm të mbajmë njerëzit në vend, nuk kemi të saktë sistemin shëndetësor, arsimor. Kemi korrupsion të lartë. Nga pikëpamja ekonomike, që duhet të suportojë dhjetëra porgrame janë shifra të larta. Mendoj se është pozitive që flitet për ndryshime të kësaj formë, që ka qasje për ta bërë të mundur këtë formë. Shqipëria ka emigrim masiv. Kemi nevojë për masa -për të mbajtur njerëz brenda vendit”, tha Tabaku.

SHKARKO APP