20 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil, Rushaj: Largimi është alternativa e vetme e Ramës

Drejtori i fushatës elektorale të PD-së, Alfred Rushaj thotë se për shkak të keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama, shqiptarët po braktisin vendin.

Përmes një postimi në Twitter, Rushaj thekosn se vetëm gjatë në 2019, 20.500 shqiptarë kanë kërkuar azil. Sipas tij, kjo është një shifër 2 herë më e lartë se shuma e azilkërkuesve nga të gjitha vendet e tjera të Rajonit.

”Asnjë formë propagande nuk e fsheh dot më dështimin fatal të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij”.

Postimi i plotë

30 vite më vonë shqiptarët vazhdojnë të largohen, ndërsa Rama me gënjeshtrat, paaftësinë dhe pamundësinë që u ofroi qytetarëve, e shndërroi largimin nga Shqipëria si alternativën kryesore për të jetuar normalisht.

Vetëm në vitin 2019 azilkërkuesit shqiptarë kanë qënë 20.500, një shifër dy herë me e lartë se shuma e azilkërkuesve nga të gjitha vendet e tjera të Rajonit!

Asnjë formë propagande nuk e fsheh dot më dështimin fatal të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.

SHKARKO APP