20 mijë vaksina Astrazeneca nisen drejt Tiranës, dhuratë nga Greqia
Deri në fund të qershorit, qeveria kërkon që të arrijë objektivin e 1 milion vaksinimeve. Kështu, 20 mijë vaksinat Astrazeneca që qeveria greke i ka dhuruar Shqipërisë janë nisur drejt Tiranës ditën e sotme. Avioni i posaçëm i qeverisë greke do të dorëzojë më parë 20.000 doza dhuratë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup dhe më paas do të shkojë në kryeqytet. Greqia ka premtuar edhe doza të tjera vaksinash në ndihmë të vendeve të rajonit.