20 miliardë lekë për kolaudimin/ Ministria mbyll kontratën me SGS, gati PPP-ja e rradhës
Qeveria do të hapë një tjetër garë për të dhënë koncension me formulën partneritet publik privat.
Pas mbylljes së kontratës me SGS, ky shërbim do tu jepet disa kompanive, por përmbikqyrjen e tyre do të përzgjidhet një subjekt që do të marrë nga taksat e shqiptarëve 20 miliardë lekë.
Përmes një shkrese zyrtare, Ministria e Infrastrukturës i ka kërkuar kompanisë koncesionare SGS që të transferojë në pronësi të shtetit Qendrat e Kontrollit Teknik të mjeteve si dhe të gjitha asetet e tjera të koncesionit për kolaudimin e makinave.
Vendimi është marrë pas përfundimit të kontratës koncesionare, teksa pas datës 1 janar mjetet dot ë përdoren nga drejtoria e transporteve.
Burimet kanë bërë të ditur se me këtë skemë pritet të liberaliziohet tregu duke ia dhënë të drejtën e kolaudimit të gjitha kompanive koncesionare të automjeteve të reja, çka pretendohet se do të sjellë ulje të çmimit për shkak të konkurrencës dhe nga ana tjetër do të rrisë cilësinë e shërbimit.
Në relacionin e projektbuxhetit të shtetit parashikohet dhënia me koncesion e mbikqyrjes së të gjithë kompanive që do të kryejnë kolaudimin vjetor të automjeteve. Shuma që do ti kushtojë shqiptarëve ky veprim do të jetë rreth 20 miliardë lekë.
Nuk është vetëm kolaudimi që do të jepet me koncesion.
Në fletoren zyrtare është publikuar vendimi i qeverisë përmes së cilit i jepet e drejta ministrisë së brendshme të zhvillojë koncesionin për dokumentet biometrike të qeverisë.
Shërbimi aktualisht është i dhënë me koncesion prej vitit 2008. Ndërsa në vitin 2013 marrëveshja është rinovuar.
Gjithësesi vendimi flet vetëm për dhënien e së drejtës për ministrinë e brendshme pa përcaktuar afatet për koncesionin e rradhës me PPP.
Katër muaj para zgjedhjeve të 25 prillit sërisht nuk hiqet dorë nga koncesionet partneritet publik privat.
Sipas po të njëjtit dokument, në vitin që po lëmë pas janë 620 miliardë lekë fonde për kontratat koncesionare.
/Ora News