20 milion euro për 1km! Kleptomania e Rilindjes

Nga: Izmira Ulqinaku, ish-deputete e PD-së

 

Shqiptarët janë në spitalin e traumës nga goditjet fizike të policisë së Shtetit, të cilët u munduan të mbrojnë me jetë shtëpitë e tyre, i çmenduri bën deklarata “alla eneveriste”: Shkodra në vend të hudhrës! Shkodra i ngel në fyt sa herë e shqipton sepse ashtu siç rrëzoi regjimin komunist, ashtu do rrëzojë shumë shpejt edhe Rilindjen! Sot Kryekrimineli dha urdhër të mos kurseheshin as nënat, gratë, vajzat, fëmijët e as të moshuarit, të goditeshin e të arrestohen por kurrsesi të mos lihen pa prishur banesat.

Si i shkaterrohet mundi e djersa e viteve me radhë, familjeve shqiptare?! Ku strehohohen këto familje?! Pse nuk u dëmshpërblyen financiarisht nga shteti?! Po trauma që pësuan sot fëmijët e të gjithë banorët si shërohet?! Po përgjegjësia për dëmtimet fizike të dhjetra banorëve?

Rilindja ka ardhë në pushtet me votat e bandave, me vota të blera dhe me vota të diktuara nën presionin e kriminelëve, prandaj nuk është përgjegjëse për jetën e qytetarëve. Edi Rama është armik i shqiptarëve dhe urren banorët e këtij vendi. Për sa kohë është Kryeministër, ai do të bëjë çmos për t’i dëbuar me hir apo pahir drejt shteteve të tjera.
Duhet ta ndalojmë e ta largojmë! Rama ik!

SHKARKO APP