20 parti dorëzojnë raportet financiare, por KQZ kthen mbrapsht 13 prej tyre. Arsyeja
Në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e raporteve financiare nga ana e partive politike, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj bëri të ditur se nga 36 parti politike që morën pjesë në zgjedhjet e fundit, 20 prej tyre i kanë dorëzur raportet.
Nga 20 raportet e dorëzuara, 14 janë dorëzuar brenda afatit dhe 6 u dorëzuan jashtë afatit nga ku 16 raporte janë sipas formateve të standartizuara dhe 4 janë pa format.
Hoxhaj bëri të ditur se nga 20 raportet e dorëzuara, 13 prej tyre u kthyen për plotësim për shkak se:
1. Nuk ishin të gjitha fletët e raportit, si edhe duhen firmosur dhe vulosur të gjitha fletët.
2. Mungonte formati kandidatit për kryetar bashkie
3. Plotësimit të raportit me shkrim dore, (duhet bërë në version elektronik).
KQZ njofton se është në pritje të përfundimit të dorëzimit të raporteve të monitorimit financiar të fushatës dhe raporteve të auditimit financiar, të cilat do të krahasohen me fondet e përfituara dhe të shpenzuara, të deklaruara nga vetë partitë politike.