20 shkollat më të mira publike dhe private në Shqipëri

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Nikolla deklaroi se deri ditën e sotme kanë aplikuar 7.475 kandidatë për mësues, nga të cilët 58.9 % janë të gatshëm të shërbejnë edhe jashtë vendbanimit të tyre.

“Përtej faktit që po i japim fund rrënimit të burimeve njerëzore në arsim, njëherazi po ndërtojmë një skemë dhe një sistem të shëndetshëm emërimesh, përballë gjithë situatave që kanë rezultuar korruptive e që tregojnë edhe një herë një vullnet të palëkundur të qeverisë për luftën kundër korrupsionit”, tha Nikolla.

Ministrja shtoi se pas aplikimeve për mësues në 2278 vende vakante në gjithë Shqipërinë, në profile të ndryshme, do të zhvillohet testi i cili do të jetë i bazuar vetëm në meritë e që do të ketë një miradministrim, duke filluar që nga hartimi i pyetjeve nga një komision i posaçëm, përzgjedhja e pyetjeve online e më pas korrigjimi i testeve të sekretuara do të bëhet nga një komision i MAS.

Ministrja Nikolla, duke vlerësuar analizën e rezultateve të Maturës Shtetërore, e munguar për gjatë 9 viteve, tha se ajo do të shërbejë si një instrument i rëndësishëm për të adresuar përgjegjësi të reja. Ajo që bie në sy, sipas saj, diferencat e cilësisë dhe pabarazitë  janë të mëdha aty ku dhe është më i madh numri i mësuesve jashtë profilit.

 

“Analiza e rezultateve të Maturës Shtetërore tregoi edhe një herë për çorodinë që ka krijuar larmia e teksteve që maturantët përdorin për të njëjtën program lëndor dhe se sa e nevojshme është reforma e teksteve shkollore”, tha Nikolla.

 

Ministrja shtoi se nga analiza e kësaj Mature rezultoi se në një shkollë private me kohë të pjesshme nuk kaloi asnjë maturant. Ndaj vetëm nga ky sinjal u inspektuan gjimnazet private me kohë të pjesshme dhe u hoqën licencat e  13 gjimnazeve që rezultuan piramida të arsimit të mesëm privat part-time.

 

“Vetëm rritja e pragut të kalimit, cut-off, dhe miradministrimi  bëri që sot në universitetet publike të kemi një cilësi më të lartë në të pranuarit në vitin e parë. Sot, kemi 160 programe studimi në universitetet publike që mesatarja e të pranuarve është shumë më e lartë se ajo e viteve të kaluar. Në 136 programe shkencash studimi, studentët e pranuar kanë në matematikë notë më të lartë se 7. Gjithashtu nga raundi i parë i aplikimeve, nuk ka asnjë maturantë me mesatare nën 6-të”, tha Nikolla.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sporti, Lindita Nikolla u dhanë sot certifikata vlerësimi 10 shkollave më të mira publike e private, sipas Raportit të Maturës Shtetërore 2013-2014.

Renditja e shkollave më të mira është si më poshtë:

Publike

“Ismail Qemali” Tiranë

“Sami Frashëri” Tiranë

“Qemal Stafa” Tiranë

“28 Nëntori” Shkodër

“Petro Nini Luarasi” Tiranë

“Ali Demi” Vlorë

“18 Tetori” Lushnje

“Naim Frashëri” Durrës

“Themistokli Gërmenji” Korçë

“Dhaskal Todri” Elbasan

Private

“Preka” Korçë

“Mehmet Akif” vazja Tiranë

“Ernest Koliqi” Tiranë

“Numër 1”Vlorë

“Mehmet Akif”djem Tiranë

“Turgut Ozal” Tiranë

“Nehemia” Pogradec

“Tirana Jonë” Tiranë

“Rilindja” Pogradec

“Peter Mahringer” Shkodër

 

SHKARKO APP