20 të vrarë. Lordi rus i krimit fshihet në Shqipëri

Javën e shkuar, gjykata e Tverskoy në Moskë, lëshoi një urdhër arresti në mungesë për 44-vjeçarin, Revaz Kakhmazov (Rezo Lotkinsky) të akuzuar për grabitje.

Më parë është i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet se është i përfshirë në një sërë grabitjesh, bashkë me një grup të organizuar kriminal.

Sipas hetimit të bërë nga autoritetet ruse, ky grup akuzohet për trafik droge, mashtrim ndaj kolonive, shitje droge në burgje, si dhe grabitje me armë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në total, hetuesit identifikuan 21 raste grabitjesh dhe 20 viktima, ndërkohë që edhe bashkëpunëtorët e Rezo Lotkinsky janë të përfshirë në rreth 18 vrasje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas hetueseve Kakhmazov dyshohet se fshihet në Shqipëri.

Kakhmazov fshihet nën emrin e Revaz Mendeki.

Hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë se mund të fshihet në vendin tonë, pasi ai ka edhe nënshtetësinë shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?