20 vite pa ujë të pijshëm, banorët e Mbrostarit dalin në protestë

Problemet në Shqipëri janë nga më të shumtat. Ndërkohë që ne kërkojmë punësim të mirë në vendin tonë e një jetesë më të mirë, në Shqipëri ende diskutohet për ujë të pijshëm dhe për energji elektrike. Shumë herë kemi ndërprerje të energjigjë elektrike dhe shumë mungesë të ujit të pijshëm.

Pa përmendur këtu rastin e Bulziqës, ku para disa ditësh përfunduan në spital më shumë se 100 persona për shkak të helmimit nga uji i pijshëm.

Ditën e sotme banorët e komunitetit rom të zonës së Mbrostarit kanë dalë ditën e sotme në protestë. Me në krye përfaqësuesit e tyre, ata kanë marshuar për 5 km nga banesat e tyre drejt Bashkisë së Fierit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët kanë kërkuar që shtëpitë e tyre të furnizohen me ujë pasi kanë 20 vite pa ujë të pijshëm. Me pankarta në duar ata kanë kërkuar ujë pasi situata është bërë e papërballueshme pas kaq shumë vitesh si në mesjetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“A do të na sjellë ujë në shtëpitë tona hapja e negociatave,”– shkruhet në njërën prej pankartave.

“Jemi lënë pas dore. Të gjitha problemet që kemi duhet të marrin fund. Mungon asfaltimi i rrugëve, uji i pijshëm dhe kjo gjë sjell edhe probleme të tjera.

Përfaësuesi i protestave shprehet:

Madje ndonjëherë fëmijët tanë kanë mbetur pa shkollë, për shkak të mungesës së ujit. Këtu po investohet në kanalet e ujërave të zeza, ndërkohë që uji i pijshëm është lënë shumë pas dore.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?