20-vjeçari humb kontrollin e mjetit në Durrë, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në mesantë në qytetin bregdetar të Durrësit. Një 20-vjeçar, i identifikuar me inicialet E. K., ka humbur kontollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, ka përplasur një mjet tjetër ku kanë mbetur të lënduar 4 personat P. M., 30 vjeç, D. K., 30 vjeç, M. Z., 16 vjeç, dhe M. A., 20 vjeç, jashtë rrezikur për jetën.

Më datë 09.07.2021, rreth orës 02:40, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi E. K., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e për pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet shtetasit P. M., 30 vjeç, D. K., 30 vjeç, M. Z., 16 vjeç, dhe M. A., 20 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

SHKARKO APP