20-vjeçari në koma, mbështetje e madhe nga artistët shqiptarë. Duhen 600 mijë euro…

Në lule të rinisë, 20-vjeçari Klevis Gjeluci nga Shkodra, prej dy javësh ndodhet në koma pasi u përfshi në një aksident automobilistik. Deri më tani, Klevisi është dërguar në spitalet më të mirë të vendit, por asnjë prej tyre nuk i ka pasur kapacitetet për ta shpëtuar.

Familjarët e të riut kanë hapur një llogari gofundme me anë të së cilës synojnë që të mbledhin të paktën 600 mijë euro në mënyrë që ta dërgojnë jashtë shtetit, në Gjermani apo Itali për të marrë ndihmë të specializuar. Ka një solidaritet të madh nga artistët shqiptarë, të cilët përmes rrjete sociale bëjnë thirrje për ndihmë.

Të gjithë qytetarët që duan të kontribuojnë për të ndihmuar Klevisin mund të vizitojnë faqen GOFUNDME që është hapur në emër të tij. Deri më tani janë mbledhur mbi 132 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Linku për të ndihmuar të riun

Swiss Digital Mobile Reklama

Kliko këtu

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?